Skënderbeu shokon Partizanin, Sormani e nis me humbje aventurën e dytë (VIDEO)
Adolfo Sormani e ka nisur me humbje aventurën e dytë në krye të skuadrës së Partizanit. “Të Kuqtë” janë mundur 3-2 në Korçë, duke e bërë edhe më të vësdhtirë misionin për të arritur Kukësin në vendin e parë.
Ndeshja do të niste shumë mirë për Partizanin që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 7-të me Telushin nga pika e bardhë. Skënderbeu përmbysje në mënyrë spektakolare Partizanin në harkun e tri minutave në fundin e pjesës së parë. Korçarët shfrytëzuan daljen me karton të kuq të Brojës nga fusha për të barazuar me një autogol të Bitrit në minutën e 43-të. Gjithsesi skuadrës së Dajës nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi dhe golin e dytë me Blerim Krasniqin, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim nga krahu i djathtë.
Në minutën e 82-të, Bregu shënoi një gol shumë të bukur “alla Del Piero”, duke mos i dhjënë asnjë shans reagimi portierit Hoxha. Në kohën shtesë Dita shkaktoi autogol, por kjo nuk ja prishi aspak festën vendasve që morën 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

