Skënderbeu, short me fat në Champions

Skënderbeu mund të konsiderohet me fat nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për turin e dytë paraeliminator të Champions League. Kampionët e Shqipërisë ende nuk kanë njohur rivalin direkt, pasi kundërshtari i tyre do të dalë nga fituesi i çiftit Crusaders e Irlandës së Veriut  – Levadia Tallin e Estonisë. Ky short mund të konsiderohet i mirë për korçarët duke qenë se kundërshtarët e tyre mund të ishin edhe më të vështirë si Dila Gori i Gjeorgjisë, Trencin i Sllovakisë apo Milsami i Moldavisë. Kështu Skënderbeu do të presë dy ndeshjet për të mësuar kundërshtarin, për më tepër që ka dhe favorin të shohë rivalët në fushën e lojës. Crusaders është shpallur kampion në Irlandën e Veriut dhe kthehet në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent pas 18 viteve, kur për herë të fundit është eliminuar nga Dinamo Tbilisi në verën e vitit 1997 me rezultatin e përgjithshëm 8-2. Ndërkohë edicionin e kaluar irlandezo-veriorët kanë kaluar turin e parë në Europa League, për t’u eliminuar më pas nga suedezët e Bromapojkarna. Ndërkohë Levadia Tallin shihet si favorite në këtë përballje, me Estonezët që luajnë për të dytin sezon radhazi në Champions League. Edicionin e kaluar Levadia arriti të kualifikohej në turin e parë për t’u eliminuar më pas nga Sparta e Pragës me rezultat të përgjithshëm 8-1. 5 futbollistë të skuadrës nga Tallin janë edhe pjesë e kombëtares së Estonisë ndërkohë që Crusaders nuk ka asnjë elemnet në përfaqësuesen e Irlandës së Veriut.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?