Skuka prezantohet te Metz: Një ëndërr e realizuar, frymëzohem nga Benzema dhe Lewandowski

Xhuliano Skuka është prezantuar në ditën e sotme si lojtari më i ri i Metz. Sulmuesi ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin, Laszlo Boloni. Ai e ka cilësuar si ëndërr transferimin te skuadra franceze.

“Kam pasur disa oferta nga klube të tjera. Sa më tha menaxheri se Metz më kërkonte, i thashë … ”PO, dua të shkoj në shtëpi”. Këtu më pritën shumë mirë, lojtarët dhe stafi ishin shumë të sjellshëm me mua, është si kthim në shtëpi, Kur kam luajtur futboll në Devant Les Ponts më parë kam pasur dy ëndrra: ‘Të luaj për Metz dhe Shqipërinë’. Të dyja këto ëndrra më janë realizuar. U largova nga Moselle kur isha 18 vjec.

Shkova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pushime dhe atje takova një person që më ofroi një mundësi prove në Shqipëri. Vendosa të provojë fatin tim atje dhe i shkova deri në fund. Kisha besim te vetja, por duhej edhe pak fat. Si model më pëlqejnë lojtarët si Karim Benzema apo Robert Lewandowski pasi janë vrasës në zonë”, tha Skuka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?