“Snajperi” Piatek mposht dy herë Berishën, Milani përmbys Atalantën (VIDEO)

Në “Bergamo” janë thyer këtë sezon shumë skuadra të mëdha, nga Interi deri te Juventusi, por jo Milani. Kuqezinjtë kanë arritur që të marrin një fitore spektakolare në shifrat 2-1 ndaj Atalantës duke u konfirmuar në vendin e katërt në renditje.

Ndeshja nisi më mirë për bergamaskët që zhbllokuan rezultatin me Freuler pas një pasimi magjik të Ilicic. Reagimi i Milanit do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa Piatek fitoi duelin me Gjimshitin në zonë dhe më pas mposhti Berishën.

Skuadra e Gattusos merr zemër nga goli teka në minutën e 55-të shënoi edhe golin e dytë me Calhanoglu, që realizon me një goditje nga distanca. 6 minuta më pas Piatek realizoi edhe golin e dytë me kokë, duke mposhtur Berishën për herë të dytë. Ky ishte goli i 17-të në këtë sezon për polakun, që është golashënuesi i dytë më i mirë në Seria A, me dy më pak se Ronaldo. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?