Sokol Cikalleshi kalon testet mjekësore te skuadra turke

Sokol Cikalleshi ka kaluar me suksest testet mjekësore te skuadra turke Istanbul Basaksehir, ku do të aktivizohet për tre sezonet e ardhshme. Vetëm tre ditë pas miqësores me Francën në Elbasan Arena, sulmuesi kuqezi udhëtoi drejt Stambollit për të mbyllur gjithcka me skuadrën e tij të re, që u tregua e gatshme për të paguar rreth 1.8 milionë Euro për kartonin e tij.
Sipas mediave turke Cikalleshi ka kryer kontrolle të imta, pasi skuadra turke dëshiron të evitojë cdo të papritur, që mund të rrezikojë një investim kaq të madh. 24-vjecari pritet të firmosë një kontratë trevjecare me skuadrën që e mbyll sezon në vendin e katërt në elitën e futbollit turk. Istanbul Basaksehir merr pjesë në Europa League, nga ku do ta nisë nga raundi i tretë paraeliminator.
Për të fituar vendin e titullarit në skuadër Cikalleshi duhet të mposhtë konkurrencën e Semih Senturk, ish-lojtarit të Fenrerbahces dhe kombetarës turke si dhe të francezit Jeremy Perbet, që në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Villarealit. Flitet se nga kontrata me Istanbul Bashaksehir Cikalleshi do të përfitojë rreth 500 mijë Euro në sezon.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?