FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sokol Cikalleshi, për 1.8 mln euro pritet firma me Basaksehir

Sokol Cikalleshi me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën në Kroaci për t’u transferuar në kampionatin turk. Sulmuesi i RNK Splitit pritet t’i bashkohet Istambul Basaksehir, që ka ofruar 1.8 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo që nuk është refuzuar nga skuadra kroate. Në fakt për kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare janë interesuar skuadra të ndryshme europiane, që nga Bundesliga, Seria A e deri te kampionati portugez, por asnjera prej tyre nuk i është afruar ofertës së Istambul Basaksehir. Gjithsesi, që marrëveshja të bëhet zyrtare kërkohet edhe firma e 24-vjecarit, të cilit i është ofruar një pagë që kap shifrën 500 mijë euro në sezon. Cikalleshi është shprehur se para se të hedhë të zezën mbi të bardhë, do t’i shikojë me kujdes të gjitha pikat e kontratës, për të bërë zgjedhjen e duhur.

Klubi turk e mbylli sezonin futbollistik në vendin e katërt dhe do të marrë pjesë në Europë League, detaj ky që e mund ta bindë sulmuesin shqiptar për të pranuar tranferimin në Turqi. Shitja e Cikalleshit për një shumë kaq të madhe konsiderohet një lëvizje e zgjuar e RNK Splitit, që shpenzoi shumë pak gjatë verës së kaluar për ta shkëputur lojtarin nga Kukësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?