FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Solskjaer: I lumtur me ekipin edhe nëse nuk bëjmë asnjë blerje

Ole Gunnar Solskjaer këmbëngul se është i lumtur nga transferimet e bëra deri më tani nga skuadra në prag të sezonit të ri. Djajtë e Kuq kanë shpenzuar deri më tani 65 milionë paund për Aaron Wan-Bissaka dhe Dan James dhe kërkojnë një mes Harry Maguire dhe Sean Longstaff për të blinduar mbrojtjen. Edhe pse mund të humbasë Lukakun në ditët në vijim, strategu norvegjez nuk është aspak i mërzitur.

 

“Jam shumë i lumtur me dy futbollistët që janë afruar (Wan-Bissaka dhe James). Duhet të jemi të durueshëm në prag të sezonit të ri. Nuk mund të tentojmë një rrugëtim të ri vetëm nëse hasim një pengesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se këta futbollist që do të bëjnë mirë. Kemi plan afatshkurtër dhe afatgjatë, por do të përmirësohemi dhe më shumë. Kemi luajtur mirë deri më tani në miqësore dhe po punojmë për të gjetur një formacion bazë”, deklaroi Solskajer. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?