Sormani: Pres fitoren ndaj Kukësit, pavarësisht mungesave të shumta

 Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani doli paraditen e kësaj të shtune në një konferencë për shtyp për të folur pikërisht për takimin e radhës në kampionat ndaj Kukësit. Strategu italian do të ketë shumë mungesa, por kjo nuk e pengon për të kërkuar 3 pikët.

“Do e zgjidh me lojtarët që kam në dispozicion, janë përgatitur mirë dhe me intensitet. Jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje pa i menduar mungesat që kemi në këtë përballje me Kukësin. Ata që do të zbresin në fushë do të marrin të gjithë të njëjtin mesazh, që të jenë sa më të përgatitur psikologjikisht.

Shqetësimi? Jam prej pak kohësh në krye të Partizanit. Me kalimin e kohës do të rritemi si skuadër, do përmirësohemi fizikisht, në aspektin e mentalitet dhe psikologjikisht. Sa më shumë kohë të kemi, aq më tepër skuadra do i afrohet gjendjes që unë kërkoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Superiorja? Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk ka një skuadër që është superiore nga të tjerët. Këtë e kam edhe për skuadrat që mund të konsiderohen të vogla, pasi edhe ato të vënë në vështirësi. I rikthehem edhe njëherë idesë time, se si do të përballohen ndeshjet në aspektin psikologjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arbitrimi? Çfarë duhet të them për arbitrin unë? Unë jam këtu për të gjykuar skuadrën time dhe për ta përmirësuar atë. Për t’u kthyer te ndeshja, bëmë një ndeshje të mirë për 40 minuta dhe me pak fat edhe mund ta kishim fituar atë. Për këtë arsye nuk kam çfarë them për arbitrin.

Objektivi ndaj Kukësit? Pres gjithmonë të fitoj, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion. Skuadra do të bëjë të më mirën për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futboll, ai që të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse luhet me intensitet, me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip.

Humbja e para tre viteve me Kukësin? Nuk e shoh si një ndeshje hakmarrjeje. Në atë ndeshje ne vinim pas dy muajsh intensiv në kupat e Europës, ku kishin zhvilluar ndeshje shumë të mira. Vinim pas ndeshjeve me Salzburg e Krasnodar, kundërshtarë shumë të fortë. E kisha menduar që do kishim rënie fizike në fillim të kampionatit, pasi kishim shpenzuar shumë energji”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?