Sot hidhet shorti i Europianit 2020, rrezikohen grupe ferri

Pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2020-ës, janë mësuar tashmë 20 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën finale në këtij kompeticioni, ndërsa 4 të fundit do të përcaktohen në mars nga Play Off-i i Ligës së Kombeve.

 

Megjithatë duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, në kryeqytetin rumun të Bukureshtit do të nisë edhe hedhja e shortit për fazën e grupeve të Kampionatit Europian, teksa skuadrat janë ndarë në 4 vazo dhe presin të mësojnë rivalët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shorte UEFA ka ftuar 10 ish futbollistë legjendarë si Francesco Totti, Rud Gullit, Marsel Desailly, Iker Casillas, John Sivebaek, Ricardo Carvahlo, Theo Zagorakis, Philip Lahm e Karel Poborsky, si dhe futbollistin në pronësi të Interit, që luan për Lokomotivën e Moskës, Joao Mario.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndarja e skuadrave në vazo dhe rregullorja për shortin ka lënë hapësira të mëdha për të pasur përballje “të nxehta” që në start, ashtu si mund të ketë edhe grupe ferri ku mund të vihen përballë 3 skuadra pretendente për të fituar kompeticionin.

Vazo 1: Belgjikë, Itali (pritëse), Angli (pritëse), Gjermani (pritëse), Spanjë (pritëse), Ukrainë

Vazo 2: Francë, Poloni, Zvicër, Kroaci, Holandë (pritëse), Rusi (pritëse)

Vazo 3: Portugali, Turqi, Danimarkë (pritëse), Austri, Suedi, Republika Çeke

Vazo 4: Uells, Finlandë dhe 4 fitueset e fazës së Play Off-it të Ligës së Kombeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?