Sot Real-Valencia, Perez: Gareth Bale nuk është për t’u shitur

Barcelona dhe Real Madrid sot do të vazhdojnë garën në distancë për titull, ndërsa me përfundimin kampionatit, ethet e merkatos kanë prekur kampet e dy gjigantëve spanjollë.

 Gareth Bale ishte një ndër futbollistët që u kritikua më tepër në disfatën e Realit të Madridit që u mposht 2-1 në “Juventus Stadium” nga kampionët e Italisë, në sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Champions League. Uellsiani u zëvendësua nga Ancelottii pas një paraqitjeje që vetëm sa shtoi dyshimet e tifozëve për rendimentin e futbollistit që u ble për 100 milionë Euro nga Los Blancos por që nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive kohët e fundit.

Mediat spanjolle pranë Realit raportojnë se sado që të kritikohet nga të gjitha anë, përfshirë këtu edhe nga tifozët, te Reali i Madridit asksuh nuk dyshon që uellsiani do të shfaqë gjithë talentin e tij. Bale ka presidentin Florentino Perez si kumbarin e tij kryesor në zyrat  e klubit. Presidenti nuk lodhet së siguruar se Bale është Cristiano Ronaldo i së ardhmes dhe këmbëngul se ai nuk do të shihtet as për 100 dhe as për 120 milionë Euro. I fortë falë besimit të Perez, Bale do të jetë sërish në fushë për ndeshjen e kthimit me Juventusin, si një futbollist vendimtar në misionin e Realit për të përmbysur disavantazhin 2-1, edhe pse mbetet për tu parë se në cfarë pozicioni do të luajë. Pas paraqitjes së tij në Torino ishin të shumtë analistët sportive në Spanjë që deklaruan duke kritikuar Ancelottin se të vendosësh Bale aq pranë portës duke i ngushtuar hapësirën e veprimit, është njësoj si t’i japësh një Ferrari me 100 km në orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Spain – Liga BBVA

Java e 36-të/ Sot

16.00 Granada – Cordoba

18:00 Barcelona – Real S.

 20:00 Real Madrid – Valencia

22:00 Athletic B. – Deportivo

Klasifikimi

1 Barcelona       87

2 Real M.           85

3 Atletico M.      76

4 Valencia         72

 5 Sevilla           69

 6 Villarreal       54

7 Espanyol        49

8 Athletic B.       48

9 Malaga            47

10 Celta Vigo      46

 11 Real S.          43

12 Rayo V.          43

13 Elche             40

14 Getafe           36

15 Levante         35

16 Almeria          32

17 Eibar              31

18 Deportivo       30

19 Granada        29

20 Cordoba         21

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?