Sot starton faza e 1/8-ve, do të ketë një risi të re në Kupën e Botës

Sot do të startojë faza e 1/8-ve në Kupën e Botës, që do të hapet me duelin me mes Francës dhe Argjentinës, në “Kazan Arena”. Ndryshimet e reja prekin si futbollistët në fushë, edhe shikuesit nga ekranet e televizorit. Ndaj, mos u çudisni!

Pasditen e kësaj të shtune do të shohim dy risi: njëra absolute, të paktën për Botërorin, dhe tjetra e njohur por gjithmonë me ndikim. Për “Rusi 2018”, FIFA nuk lancoi vetëm sistemin e video-arbitrimit VAR. Rregulli tjetër i ri është ai që prek kohët shtesë, nëse një ndeshje përfundon në barazim gjatë 90 minutave. Secili trajner i skuadrave në fushë do të mund të bëjë një zëvendësim të katërt.

Kjo risi është parë gjatë Botërorit për Klube në dhjetor të vitit të kaluar, por do të jetë hera e parë për një Kupë Bote. Ajo do të ndryshojë mënyrën sesi do të menaxhohet ndeshja; mund të bësh zëvendësimin e tretë në minutën e 80 dhe sërish të jesh i mbrojtur në rast dëmtimi; dhe është më se logjike të mendosh se do të sjellë zëvendësime strategjike përpara goditjes së 11-metërshave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Risia e dytë janë penalltitë, të njohura gjerësisht dhe përjetësisht, por që nga sot do të kenë impakt shumë më të rëndësishëm sesa në një ndeshje normale në grupe. Kombëtaret pjesëmarrëse nga kjo fazë e deri në fund stërviten edhe me gjuajtjet e penalltive.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?