Sowe: Skënderbeu do e thelloj diferencën me ndjekësit, kënaqësi të fitoj “Këpucën e Artë”

Skënderbeu pret nesër në Korçë skuadrën e Luftëtarit në një tjetër takim ku nuk pritet më pak se fitorja e vendasve. Në një intervistë për mediat, sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe, i cili u zhbllokua në ndeshjen e fundit kundër Teutës flet për objektivat e klubit si edhe ato personale.

Jeni më i qetë pas zhbllokimit që patët në ndeshjen ndaj Teutës?

Jo, nuk mund të them se tani kam fituar qetësinë. Unë i qetë kam qenë gjithmonë edhe kur nuk kam shënuar, pasi loja është ajo që më ka kënaqur jashtë mase. Mund të them se, kur zhvillojmë lojë të mirë dhe ekipi fiton, atëherë gjithçka bëhet e bukur dhe unë jam i qetë.

Luani ndaj Luftëtarit, mendoni se do ta gjeni sërish golin?

Qëllimi i një sulmuesi, sa herë aktivizohet, është të arrijë të shënojë sa më shumë, por mbi të gjitha këta gola të jenë të rëndësishëm. Nëse ekipi fiton, objektivi është i arritur edhe për këtë takim. Por, nëse fiton ekipi dhe unë shënoj atëherë bëhet ndeshje perfekte edhe për mua. E rëndësishme është të mbajmë ritmin dhe të luajmë mirë duke fituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa të vështirë e shihni ndeshjen e radhës?

Çdo takim ka specifikën dhe vështirësinë e vet. Ne luajmë përballë publikut tonë dhe fitorja është objektivi i vetëm. Luftëtari, nga ana tjetër, kërkon që të marrë pikë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive. Po vijojmë të bëjmë përgatitjet e duhura me qëllim që gjithçka të shkojë mirë.
soue-xhejms-665x400
Pas shtatë javësh, Skënderbeu është në krye. Ju kënaq kjo ecuri?

Sigurisht që po. Jemi vetëm dy pikë më pak maksimumit të mundshëm dhe nuk ka sesi të mos jemi të kënaqur. OK, mund të kishim bërë më mirë duke fituar edhe atë takim jashtë fushe, por që tashmë ajo ka kaluar dhe nuk duhet të rikthehemi pas. Do të kërkojmë të mbajmë këtë ritëm dhe të thellojmë diferencën me kundërshtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raport me ekipet rivale për titull, si e shihni Skënderbeun?

Të them të drejtën, në fillim, kur fituam me dy rivalët, megjithëse ishte fillimi, mendova se do të ishte më e lehtë, por e shoh që kampionati është shumë i fortë dhe me rivalitet. Kukësi është duke mbajtur ritmin tonë dhe vetëm përballja direkte bën diferencën.

Ju tremb një gjë e tillë?

Aspak, na motivon më shumë që të vazhdojmë të bëjmë mirë. Nëse ne marrim atë që duam në çdo takim, edhe diferenca do të bëhet më e madhe. Iu siguroj për këtë.

Keni luajtur në Europë dhe në kampionat pa pushim, ndiheni i lodhur?

Jo, madje mund të them që dua të vazhdoj kështu deri në fund. Mua më pëlqen të luaj dhe të jem gjithnjë në fushë. Nuk ndiej lodhje dhe të paktën deri tani falënderoj Zotin që po shkon gjithçka mirë. Shpresoj që të mos kem probleme fizike dhe të vijoj kështu gjatë gjithë kohës.

Përveç titullit me Skënderbeun, do t’ju pëlqente nëse fitonit edhe “Këpucën e Artë”?

Është pyetje pak e sikletshme, pasi nuk preferoj të bëj më premtime për veten. Nëse do të fitojmë titullin, çdo gjë do të jetë shumë mirë për mua, duke qenë se ky është objektivi ynë i përbashkët. Nëse bashkë me titullin do të vinte dhe “Këpuca e Artë”, do të ishte një kënaqësi e madhe. Por llogaritë bëhen pak e nga pak dhe unë preferoj të pres për të folur në bazë të kohës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?