Spalletti: Icardi jashtë ekipit? Vendim për të mirën e klubit

Trajneri i Interit, Lucciano Spalleti ka ripërsëritur deklaratën për lënien jashtë skuadrës të Mauro Icardit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Sampdorias.

“E përsëris. Për ne është një zgjedhje e dhimbshme dhe vështirë për t’u marrë, por gjëja më e rëndësishme është të bëjmë gjëra të drejta dhe të sakta për grupin. Në dhomat e zhveshjeve, ne gjërat i tregojmë në sy.  Vendimi nuk është kundër Icardit, por në favor të Interit. Ekipi vjen mbi gjithçka, edhe para futbollistëve të veçantë. Icardi na ka vendosur n vështirësi për të marrë këtë vendim, sepse ai është një futbollist i fortë.

Mauro ka një problem dhe nuk është në gjendje për të luajtur. Edhe Keita duhet të presë disa ditë për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës”, ka thënë Spalletti në prag të ndeshjes. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?