FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Interi mes favoritëve, me Icardin nuk zgjidhet në rrjetet sociale

Interi do të sfidojë Rapidin e Vjenës në Europa League për duelin e kthimit. Trajneri Lucciano Spalletti ka folur për skuadrën, por dhe për Mauro Icardin.

“Interi favorit si 5 apo 6 skuadra të tjera. Kur flitet për një kompeticion të tillë, nuk ka një ekip favorit por një grup ekipesh. Jemi në këtë paketë ekipesh për të avancuar më tej, më pas e ardhmja do të vërtetojë nëse kemi bërë aq mirë sa ngjyrat e skuadrës që mbajmë veshur.

Gjërat zgjidhen me dialog, jo në rrjetet sociale dhe internet.  Duhet të rikthehemi si disa kohë më parë, duke thënë gjëra të drejta, për respektin e grupit, të skuadrës dhe tifozëve. Nuk duhet të krijohen çështje” ka qenë përgjgija e strategut italian për Icardin. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?