SPECIALE/ Atletico-Juventus, 5 gjëra që i bashkojnë të dyja skuadrat
Super përballja mes Atletico Madrid dhe Juventusit po afron, teksa të dyja skuadrat po zhvillojnë përgatitjet e fundit. Ekipi i Allegrit pasi ka forcuar pozitat në vendin e parë në renditje me 13 pikë më shumë se Napoli, do të përqendrojë të gjitha forcat në trofeun që e ëndërron prej vitesh. Juventus dhe Atletico do të sfidohen në “Wanda Metropolitano”, në stadiumin ku do të luhet edhe finalja e këtij kompeticioni. Të dyja formacionet kanë 5 fakte shumë kurioze që i bën shumë të ngjashme
Trajnerët- Allegri dhe Simeone drejtojnë prej disa vitesh skuadrat respektive, duke arritur rezultate të shkëlqyera duke u dhuruar kënaqësi të mëdha tifozëve. Trajneri i Juventusit ka fituar shumë në Itali, ndërkohë që ka humbur dy finale në Champions League. Edhe Cholo Simeone ka arritur që të triumfojë në Europa league. Përveç rezultateve, ata kanë edhe një gjë të përbashkët: janë në krye të skuadrave për më shumë se katër vite. Allegri mbërriti në Torino, pas largimit të Contes në vitin 2014 dhe po kalon sezonin e pestë në krye të bardhezinjve, ndërkohë që argjentinasi ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022 dhe është në krye të madrilenëve që nga viti 2011.
Eliminimi në Kupat kombëtare- Simeone dhe Allegri luftojnë në dy fronte: kampionat dhe Champions League. Juventusi, pasi mposhti Bolognën në fazën e 1/8-ve, u mund 3-0 nga Atalanta në “Bergamo”. Atleticoo ndërkohë u eliminua nga Kupa e Mbretit pas barazimit 1-1 ndaj Girones në transfertë, ndërkohë që më pas barazuan 3-3 në shtëpinë e tyre, duke u eliminuar në mënyrë surprizë.
Mbrojtjet më të mira- “Zonja e Vjetër” prezantohet me mbrojtjen më të mirë në Seria A me 15 gola të pësuar në 24 javë. Skuadra e Allegrit e ka mbajtur portën e paprekur në dy sfidat e fundit të fituara ndaj Frosinones dhe Sassuolos. Atletico ndërkohë është skuadra më mbrojtjen më të mirë në Spanjë me 17 gola të pësuar në 24 javë, bardhezinjtë dhe madrilenët akne treguar se kanë mbrojtjet më të mira në Europë. Vetëm PSG dhje Liverpool në kampionatet kryesore kanë të njëjtën ritëm me ta. Për këtë arsye kompanitë e basteve parashikojnë një duel me pak gola. Sa i përket sulmit, Juventus është superior me 54 gola të shënuar, ndërkohë që Atletico ka vetëm 34.
Rendimenti në shtëpi- Secila prej ekipeve kanë të njëjtën rendiment në shtëpi. Atletico, që ka humbur ndeshjen e fundit në “Wanda Metropolitano”, ka arritur 9 fitore në 12 ndeshje në La Liga. Më mirë se “Los Colchoneros” në La Liga ka bërë vetëm Barcelona, por vetëm me një pikë dhe një ndeshje më shumë. Një humbje e vetme vetëm në derbin ndaj Real Madrid. Ndërkohë skuadra e Allegrit nuk ka asnjë humbje në “Allianz Stadium”, teksa bardhezintjë kanë arritur 11 fitore dhe dy barazime në 13 javë me 28 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar.
Dy finale të humbura në Champions- Të dyja skuadrat dëshirojnë që të fitojnë në Champuions League, pasi kanë humbur dy finale në vitet e fundit. Juventusi ka zhgënjyer në vitin 2015, duke u mundur nga Barcelona ndërkohë që dy vite më vonë në Cardiff u mund nga Real Madrd. Interesant është fakti që Atletico është ekipi që ka humbur më shumë finale në ekipet që s’ka fituar asnjë trofe. Në tre rastet që ka shkuar, “Los Colchoneros” nuk kanë mundur që të triumfojnë në vitin 1974, 2014 në Lisbonë dhe në 2016 në Milano. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

