SPECIALE/ Nga Reali te Juventusi, sa shumë zgjedhje ka tavolinë Zidane

Trajneri fitues i tre Champions League të fundit, është i lirë. Po flasim për Zinedine Zidane, i cili nuk stërvit asnjë skuadër prej gati një viti, pasi vendosi që të mos vijonte aventurën te Real Madrid. “Së shpejti do të rikthehem që të trajnoj …”, u shpreh Zidane në shtator, por koha ka kaluar, dhe ende nuk ka ardhur asnjë mundësi. Në këtë pikë në fund të sezonit, shumë klube të mëdha janë duke menduar për ta rrëmbyer francezin, ku Real Madrid kërkon një përgjigje më urgjente, ndërkohë që ka dhe pista të tjera nga Franca apo Italia. Vetëm në Gjermani për momentin nuk ka interesim, pasi së fundmi Niko Kovac po bën paraqitje fantastike.

Chelsea, opsioni më i komplikuar

Skuadra londineze është ekipi i parë që ka nisur negociatat me të. Në Angli para disa ditësh u përfol për arritjen e një akordi për sezonin e ardhshëm, por zërat u shuan shpejt. Fakti që Blutë e Londrës janë dënuar nga FIFA në merkato e kanë komplikuar së tepërmi situatën, pasi francezi nuk do të jetë në gjendje për të bërë përforcimet që synon për të arritur në zonën Champions, atje ku duket se Chelsea nuk do të marrë pjesë as sezonin e ardhshëm. Manchetser United është ekipi që shfaqi interes për të në Angli, por paraqitjet e mira të Solskjaer, kanë ndryshuar mendimin e drejtuesve të ekipit të Manchesterit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG, i mbushur me yje dhe pa eksperiencë në Europë

Dështimi i ri i Paris Saint Germain, ka hapur dyert për një rikthim të mundshëm të Zidane në vendlindje. Pas largimit nga Real Madrid, u duk se ai do të merrte drejtimin e Francës, por Didier Deschamps vazhdon të bëjë një punë fantastike dhe do të jetë në krye të “Gjelave” të paktën deri në vitin 2020. Dështimet e mëdha në Europë të parisienëve, e kanë bërë urgjente kërkesën për një trajner ekspert në Champions si Zinedine Zidane.

Juventus, Cristiano dhe Championsi që s’u fitua kurrë

Juventus nuk është një klub i zakonshëm për Zidane, por special. Është klubi që e bëri të njohur në publik, por nuk arriti që të fitonte asnjëherë Championsin në vitet e fundit, edhe pse ka shkuar dy herë në finale. Bardhezinjtë janë duke fituar titullin e 8-të radhazi, por në nivelin evropian kanë nevojë për një tjetër dorë në drejtim. Ajo që do të ndodhë të martën e ardhshme në duelin e kthimit ndaj Atletico Madrid mund të vendosë shumë sa i përket fatit të Allegrit, i cili duket i sigurt për largimin në fund të sezonit, madje edhe nëse fiton Championsin. Ribashkimi i Zidane me Ronaldon, e bën këtë lëvizje edhe më të natyrshme.

Real Madrid, një rikthim me kushte

Që Real Madrid kërkon ribashkimin me francezin, ky tashmë as që është një lajm i ri. Fiorentino Perez ka punësuar të afërmit e tij për ta bindur për ta rikthyer këto ditë, por përgjigja e tij ka qenë menjëherë “jo”. Zidane mund ta rimendojë një rikthim të mundshëm vetëm në rast se do të ketë dorë të lirë për të bërë merkaton në hyrje dhe dalje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?