Spektakël me 7 gola në Laç, skuadra kurbinase mund Teutën
Laçi ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 4-3 përballë Teutës brenda në shtëpi, në sfidën e vlefshme të javës së 19-të të Superiores.
Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën dy gola shumë të shpejtë në minutat 12-të dhe 16-të Lorenco Vila dhe Kallakun nga pika e bardhë do të realizonin për miqtë
Gjithsesi, në harkun e dy minutave, 22 deri në 24-t, kurbinasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Adeleken dhe Babatunden.
Duket se vendasit u zgjuan nga këto gola dhe tentuan shumë herë, deri sa shënuan dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Ujkën dhe Adeleken, duke përmbysur çdo gjë.
Në minutën e 90-të Gruda i dha shpresa durrsakëve me një gol, por që nuk i mjaftoi për të marrë të paktën një barazim. Laçi me këtë fitore ngjitet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërkohë që Teuta mbetet e parafundit me 21.
KOHA JONË SONDAZH

