Spektakël në Kupë, Teuta shokon Kukësin në fund (VIDEO)

Vazhdojnë surprizat në Kupën e Shqipërisë, pas humbjes së Partizanit, Teuta ka arritur që t’i rrëmbejë një barazim 2-2 në minutat e fundit skuadrës së Kukësit. Skuadra verilindore dominoi në pjesën e parë, por gjeti rrugën e rrjetës në fundin e saj. Në minutën e 45-të, pas një aksioni të shpejtë, Rroca shërben mjaft mirë në zonë për Reginaldon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Kukësi gjen sërish rrugën e rrjetës me Vasil Shkurtajn, i cili konkretizon një aksion perfekt të klubit verilindor. Teuta do të zgjohej vetëm në 5 minutat e fundit, duke shënuar golin e shpresës fillimisht me Bushiç që goditi në hyrje të zonës, teksa goditja e tij u prek nga Amadu Latif. Në minutën e 89-të, durrsakët bombardojnë portën e Kukësit me disa goditje, teksa në fund është Haklaj që e shtyn topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?