Stadiumi “Niko Dovana”, streha e durrsakëve. Inspektohet nga Rama, shpërndahen ndihma

Stadiumi i Durrësit “Niko Dovana” do të jetë streha për të kaluar natën e sotme për qindra qytetarë durrsak.

Në fushën e gjelbërt janë ngritur çandrat e ushtrisë, ndërsa po shpërndahen edhe ushqime e batanije për të kaluar këtë natë të ftohtë nëntori. Në orët e mbrëmjes, aty ishte i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama, i cili pa nga afër situatën dhe ofroi mbështetje për banorët.

Frika është prezente, ndërsa në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti vijon pa reshtur operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e personave nga rrënojat. Në një lidhje direkte me gazetarin e Rtv Ora, Altin Sulçe, mësohet se në stadiumin janë rreth 400 persona që do të kalojnë natën aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këto moment ka mbërritur kryeministri i vendit, Edi Rama për të parë se si banorët do të kalojnë një natë të gjatë këtu. Po shpërndahen ushqimet. Rama po inspekton gjendjen. Njerëz të shumtë kanë ardhur këtu në stadiumin “Niko Dovana” për të marrë ndihmë dhe për të kaluar natën. Janë të pastrehë, do të qëndrojnë gjithë natën. Do kalojnë një natë të gjatë, të ftohtë. Kanë mbështetje nga shumë qytetarë, të cilët kanë sjellë ushqime dhe po i qëndrojnë pranë familjeve. Po solidarizohen me ta. Ka prezencë të madhe të forcave policore, të cilat janë këtu. Ka edhe fondacione të huaja, që kanë ardhur për mbështetje. Ka të rinj që sjellin batanije për të kaluar një natë të ftohtë. Të gjithë janë të shqetësuar, të gjithë kanë dalë në rrugë. Sheh në fytyrën e tyre që kanë pikëpyetje për të sotmen, të nesërmen dhe të ardhmen. Ka fëmijë të vegjël. Më tutje janë njerëz që kanë mbetur pa shtëpinë e tyre. Sot nata do jetë e ftohtë për këta njerëz. Afërsisht janë 400 njerëz,” theksoi Sulçe.

Swiss Digital Mobile Reklama
LIVE/ Çdo orë që kalon rrit bilancin e viktimave të tërmetit: 23 të vdekur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?