FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stanislav Levy mbërrin në Vlorë, Flamurtari pas tij pret Sebino Plakun

Ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin, Stanislav Levy është nisur drejt Shqipërisë dhe ka zbritur në Rinas mbrëmjen e së mërkurës, duke udhëtuar menjëherë drejt Vlorës.

Pa zhurmë, drejtuesit e klubit vlonjat kanë nxituar dhe Levy tashmë është në Vlorë, ku pritet të firmosë kontratën, që me shumë mundësi ajo do të jetë 1+1 dhe do të rinovohet automatikisht me rritje të ndjeshme page, në rast realizimi të objektivit madhor, që do të jetë titulli kampion, megjithëse edhe kupa apo kualifikimi në kupat e Europës nuk do të konsiderohen dështim.

Sot pritet të bëhet edhe prezantimi i Levy-t para mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si blerja e parë e Flamuratrit, me ardhjen e trajnerit çek do të jetë sulmuesi Sebino Plaku, i cili u largua nga aventura e tij polake dhe po kërkon një ekip të ri. Ish-trajneri i Skënderbeut, që e ka pasur sulmuesin Plaku në radhët e ekipit korçar, madje e  mori me vete edhe pas kalimit në Poloni kur drejtoi Slask, duket se ia ka vënë kusht të merkatos Flamurtarit, që të arrihet akordi edhe me Plakun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të besueshme pranë Flamurtarit, se pas firmës me trajnerin Levy, do të ketë  një merkato të fuqishme me lojtarë cilësorë brenda dhe jashtë vendit, që skuadra vlonjate sezonin tjetër ta nisë garëb si favorite për titullin kampion.    

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?