Starova trajneri ri i Partizanit, rinovon Alban Hoxha, largohet Çuçuli

Sulejman Starova emërohet trajner i Partizanit, pas largimit të Shpëtim Duros.  – “Ishte një vendim që e mora, duke qenë se Partizani ka përpara Kupat e Europës dhe për ne është e rëndësishme që të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion. Ky është dhe objektivi ynë i parë,” theksoi Starova.

-“Vendimi ishte një zgjedhje personale. Kam kaluar një jetë të tërë te Partizani dhe nuk mund të lejoja që të krijohej ky vakum në ekip, ndaj kërkova të marr drejtimin dhe të çoj Partizanin aty ku i takon”.

Starova, e ka udhëhequr Partizanin në fitimin e titullit të fundit kampion në 1993 dhe pikërisht trofetë do të jenë synimi i tij kryesorë në krye të stolit të Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Objektivi im si trajner i Partizanit do të jetë të rikthej Partizanin aty ku i takon, në fitimin e trofeve. Të titullit kampion si fillim dhe të Kupës më pas”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Starova zbuloi dhe disa lëvizje të rëndësishme në merkato, siç janë rinovimi i Alban Hoxhës dhe largimi i Çuçulit.  -“Mund t’ju konfirmoj se Alban Hoxha ka firmosur një kontratë të re me klubin, ndërkohë që Çuçuli për arsye personale është larguar nga skuadra. Një zgjedhje e vështirë për të, pasi ishte i lidhur shumë me ekipin. Pjesa tjetër e skuadrës është për vazhdimësinë. Sigurisht do të ri-vlerësojmë dhe njëherë futbollistët, pasi objektivi Partizanit e thashë nuk është kualifikimi në Europë por fitimi i titullit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?