FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistika e pabesueshme, Ter Stegen me më shumë asist se Hazard

Barcelona është një nga skuadra që i beson shumë portierit në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Një ndër “Gardianët” më të mirë me këmbë është Marc-Andre Ter Stegen.

 

Portieri gjerman i ka surprizuar të gjithë mbrëmjen e djeshme kundër Mallorcas duke dhuruar asistin e radhës. Ai lëshoi një top nga zona e tij për Antonie Griezmann që zhbllokoi rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermani pa lëvizjen e francezit pas shpinës së mbrojtjes dhe i pasoi në mënyrë perfekte, duke e nxjerrë përballë portierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ishte hera e parë që këtë sezon Ter Stegen jep asist, pasi në ndeshjen kundër Getafes ai pasoi për Suarezin që nuk gaboi. Gjermani ka dy asist në këtë sezon në La Liga, ndërsa sulmuesi i Real Madrid-it, Eden Hazard ka vetëm një.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?