Statistika/ Klopp strategu më fitues në 2022, lë pas Ancelottin dhe Guardiolën
Portali i specializuar në statistika dhe merkato në futboll, “Transfermarkt” ka publikuar të dhëna për sezonin e fundit. Së fundmi janë zbuluar dhe strategët me rezultate më të mira për vitin 2022.
Në krye të listës është trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp. Ai festoi 43 fitore në 60 ndeshje. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i dyti me 37 fitore në 53 ndeshje.
Edhe trajneri i City-it, Josep Guardiola, por ka qenë në vendin e tretë, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë. Nga Seria A më lart është Spalletti i 6-ti me 30 fitore në 43 ndeshje, ndërkohë që 10-shen më të mirë e kompletojnë Inzaghi dhe Pioli.

KOHA JONË SONDAZH

