Statistikat, ja përse Piatek është më i mirë për momentin se Van Basten

Efekti Piatek po ndihet menjëherë te skuadra e Milanit, pasi në 4 ndeshje, ka shënuar po aq gola. Ai u transferua në merkaton e janarit dhe ndihmoi menjëherë kuqezinjtë për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke shënuar dy gola, ndërkohë që për momentin në kampionat skuadra e Gattusos është rikthyer në vendin e katër.t Me sulmuesin polak, Milani gjen shpesh rrugën e rrjetës, duke harruar sfidat e dobëta të fazës së parë.

Që është një sulmues shumë i përshtatshëm në Seria A, këtë gjë e tregoi te Genoa, por që është gati për një klub të madh, këtë po e tregon te Milani. Piatek është vlerësuar jo vetëm për golat, por edhe për performancën e tij.  4 ndeshje kanë mjaftuar për ta kthyer në një “snajper”, i aftë për të fshirë nga memoria Higuainin, i cili shënoi 8 gola në 22 ndeshje me kuqezinjtë.

Numrat e fillimit të aventurës te Milani, e kanë bërë një nga debutuesit më të mirë në histori, madje edhe më të mirë edhe se një figurë e madhe si Van Basten. Në 5 ndeshjet e para, që ka luajtur me Milanin, futbollisti holandez shënoi 5 gola, një më shumë se polaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi mesatarja e gjetjes së rrugës së rrjetës është çdo 72 minuta, ndërkohë që Piatek realizon çdo 62 minuta. Emra të tjerë të njohur si Gullit, Bierogg dhe Weah, kanë debutuar me statistika disi më inferiore nga këta dy yje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?