Stevan Jovetiç, zyrtarisht te Inter për dy sezone

Stevan Jovetic është futbollisti më i ri i Interit. Blerja e sulmuesit malazez nga Manchester City u bë e ditur nga vetë klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare. Jovetic zbarkoi në Milano që të hënën dhe pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore mesditën e të martës 25-vjeçari priti deri pasditen e kësaj të premte për t’u zyrtarizuar si përforcimi më i fundit i Inter. Klubi nga Milano në komunikatën e tij bën gjithashtu të ditur se Jovetiç ka firmosur një kontratë që do ta lidhë atë me skuadrën zikaltër deri në 30 qershor të vitit 2019. Formula e transferimit të ish- sulmuesit të Fiorentinës në Guiseppe Meazza është ajo e huazimit 2-vjeçar për 3 milionë euro me detyrim blerjeje pas 2 sezonesh për 12 milionë Euro të tjera. Operacioni në total kap shifrën e 15 milionë Eurove. Ai i rikthehet Seria A, pas dy sezonesh në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?