Strakosha është i pazëvendësueshëm, me Milanin në fatin e vet

Lazio synon që të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Italisë, pasi do të ndeshet në mesjavë ndaj Milanit. Një garanci më shumë këtë sezon për bardhekaltrit është Thomas Strakosha, i cili nuk di të pushojë kurrë. Numri një i skuadrës kryeqytetase në Itali nuk ka humbur asnjë minutë ne 24 javë kampionat, ashtu si edhe në dy ndeshjet e Kupës ndaj Novarës dhe Interit. Vetëm në Europa League Strakosha ka lënë pak hapësirë për Silvio Proto, 35-vjeçarin belg që në karrierën e vet ka luajtur edhe në Champions League. 4 ndeshje në grupe për Proto, ndërsa kundër Sevilla-s ishte sërish në fushë Strakosha.

“Gazzetta dello Sport” në një speciale ka analizuar portierin e kombëtares sonë, i cili nuk di të pushojë asnjëherë. Lazio-Udinese të dielën është shtyrë, ndaj Lazio e ka mendjen te Milani, të martën në mbrëmje, në Olimpico. Lazio kërkon të reagojë, tre humbje rresht janë shumë. Milani për Strakoshën është një kujtim i ëmbël, debutimi i tij me Lazio-n. Ishte 20 shtator 2016, kur në pak orë Strakosha kaloi nga portier i tretë në titullar në San Siro.

Marchetti i dëmtuar, Vargic jo i gatshëm dhe Simone Inzaghi guxoi, duke besuar te një portier i ri dhe i panjohur deri atë moment për shumicën e italianëve. Inzaghi e njihte mirë, e hodhi në fushë dhe nuk gaboi, sepse aty kthesa e Strakoshës mori kthesë të forta dhe shqiptari u bë titullar i paprekshëm, duke luajtur edhe një ndeshje të rëndësisë së veçantë, duke qenë edhe vendimtar për fitimin e Kupës së Italisë para dy vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rrugë e gjatë, që Strakosha shpreson ta ndjekë sërish, kundër Milanit, duke synuar të fshijë kujtimin e hidhur të para një viti, sepse më 28 shkurt 2018 Lazio u mund ndaj Milanit me penallti dhe nuk shkoi dot në finale. Strakosha e bëri detyrën, priti penalltitë e Rodriguez dhe Montolivo, por nuk mjaftoi. Krejt ndryshe këtë vit në “San Siro”, sepse Strakosha ndali Lautaron dhe Nainggolanin, duke eliminuar Interin në çerekfinale. Kupa është e shkruar në fatin e portierin tonë, sepse në moshën 18-vjeçare, në vitin 2013, ishte në stol kur Lazio mundi Roma-n në finale. Ka fituar një Kupë Italie me të rinjtë dhe ka fituar edhe një Superkupë, në 2017, kundër Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?