Strakosha: Pritja më e bukur ndaj Dybala-s, thonë se jam te Lazio prej Tares por …

Thomas Strakosha krahas kombëtares në intervistën për “Corriere dello Sport” ka folur edhe për momentin që po kalon në Seria A, pritjen më të bukur dhe disa nga idhujt e tij.

Çfarë ju thotë trajneri Reja?

Trajneri ka shumë besim, na bën të jemi të qetë pasi nuk na vendos nën presion. Për mua dhe shokët e mi, qetësia e tij është shumë e rëndësishme. Vijmë nga shumë ndeshje në kampionat dhe presin shumë nga ne te Shqipëria. Rejën e njoh që nga koha kur ka qenë pjesë e Lazios, unë isha portier i tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si e gjetët?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithmonë e më të ri.

Ëndrra me Lazion është Champions league?

Sigurisht, por nuk dua ta konsideroj si ëndërr. I kemi kapacitetet dhe kualitetin për të zënë një vend mes katër ekipeve më të mirë. Duhet të besojmë dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshje.

Cilat kanë qenë disa nga zhgënjimet te skuadra e Lazios?

Që kur nisa të luaj titullar, tri nga zhgënjimet më të mëdha kanë qenë: finalja ime e parë e “Coppa Italia”, që e humbëm 2-0 kundër Juventusit, humbja në “Europa League” kundër Salzburgut, por më shumë më dhemb disfata me Interin, më 20 maj, në “Olimpico”, kur humbëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Unë vija nga një javë mallkimi, për shkak të dëmtimit në shpinë. Në teori nuk duhej të luaja, por kisha frikë se nuk mund ta ndihmoja ekipin. Pastaj, me disa injeksione shkova në fushë. Ajo ndeshje ishte ndjenja më e keqe e karrierës sime.

Pritja më e bukur?

Penalltia e pritur ndaj Dybala, në “Allianz Stadium”, veçanërisht për kuptimin dhe momentin e ndeshjes, në minutën e fundit. Ne nuk kishim fituar në Torino për 15 vite.

Disa kritika keni pasur. Roma është një qytet i komplikuar

Nuk i dëgjoj shumë. Kur më thonë se luaj te Lacio vetëm sepse edhe drejtori Tare është shqiptar, mendoj me vete: ‘Më mirë të më kritikojnë mua, sesa të gjithë ekipin’. Janë gjithmonë paragjykime.

Duke hequr babanë tuaj, portieri më i fortë që keni parë?

Për mua mbetet gjithmonë Buffon. Gjysma e së keqes që u rikthye te Juve, sepse nuk mund ta shoh me një fanellë tjetër. Mezi po pres që të përballem me të në Riad për Superkupën. E njoh, kam marrë shumë komplimenta prej tij, është një person shumë i mirë dhe i përulur. Ka fituar çdo gjë, e konsiderohej si një statujë në lëvizje. Ende bën diferencën mes shtyllave.

Portieri më i fortë aktualisht në Itali?

Samir Handanovic.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?