Strakosha vlerësohet portieri i ri më i mirë në Europë

Tomas Strakosha ka bërë një sezon të shkëlqyer në radhët e Lacios, si sezoni i tij i parë si titullar absolut në kampionatin italian të futbollit. Ylli shqiptar vendosi edhe rekordin, duke i luajtur të 38 ndeshjet në kampionat. Edhe pse Lazio bëri një sezon të jashtëzakonshëm, fundi ishte i hidhur për skuadrën bardhekaltër, që humbi në minutat e fundit mundësinë të shkojë në Champions League.

Pritjet e Strakoshës i kanë shpëtuar Lacios shumë pikë të rëndësishme gjatë sezonit, ndërsa 22-vjeçari tregoi një siguri të madhe dhe aftësi të shkëlqyera.

Në një raport të “Talent Radar”, Strakosha është përzgjedhur si portieri i ri më i mirë i edicionit 2017-2018 në Evropë, duke lënë pas në klasifikim Arrizanbalaga të Atletiko Bilbao dhe Lopez të Espanjol. Një vit më parë këtë vlerësim e mori Donaruma i Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?