FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi shkencor/ Ronaldo është një talent gjakftohtë, ja pse është fenomen

Të qenurit gjakftohtë, është thelbësore gjatë ndeshjeve të futbollit. Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo duket se është “imun” ndaj presionit, ndërkohë që performanca e një futbollisti tjetër të madh, Neymar, bëhet gjithnjë e më keqe nën presion. Ky është rezultati i një kërkimi të bërë nga Universiteti Ku Leuven, në Belgjikë, dhe nga SciSports, teksa përfundimet janë dhënë në konferencën “Sloan Sports Analytics”.

Futbollistët shpërblehen për talentin e tyre, por shpesh herë janë të detyruar për të luajtur nën presion. Për të shpëtuar portën, për të pritur penallti vendimtare, për të dhënë asist perfekt, për të shënuar gol fitues.  Hulumtuesit analizuan rreth 7,000 ndeshje në 7 kompeticione për të parë se si veprojnë lojtarët nën presion.

“Ne kemi zhvilluar një model, i cili përdor të mësuarit automatik për të vlerësuar sasinë e presionit mendor të përjetuar nga lojtari në zotërimin e topit. Modeli se si vepron në presion. Le të supozojmë se ndeshja është e bllokuar deri në minutën e 89-të. Një futbollist vendos që të provojë që të shënojë ose të pasoj te shokët e tij. Modeli analizon nëse është nj vendim i mirë, nëse goditja u ekzekutua mirë dhe se si ndikon në rezultatin përfundimtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në studimin shkencor merren parasysh edhe disa parametra të tjerë: Ndeshja është në shtëpi apo në transfertë, nëse rezultati ka impakt të rëndësishëm për sezonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në skenarin ideal, futbollstët kanë një prezantim të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga presioni. Analizat tregojnë se Cristiano Ronaldo nuk ndikohet nga presioni, prezantimi i tij është konstant, ndërkohë që Neymar nën presion merr vendimi të gabuara”, shkruhet në studimin shkencr . Sergio Agüero, i Manchester City-it shkëlqen nën presion ndërkohë që nuk shkon aspak mirë për sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?