FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suedia e Anderson, një “vrasëse” e skuadrave të mëdha

Suedia është skuadra e dytë së bashku me Meksikën që u kualifikua për në fazën e 18-ave. Skuadra e trajnerit Anderson fitoi bindshëm me rezultatin 0-3 ndaj meksikanëve, të cilëve iu desh vetëm një barazim për të shkuar më tej, por ia dolën pas humbjes së Gjermanisë ndaj Koresë së Jugut.

Suedezët, edhe pse humbën në duelin direkt me gjermanët, përsëri ia dolën t’i linin pas ata në renditjen përfundimtare të Grupit F. Pas eliminimit në fazën e kualifikueseve ku lanë jashtë Holandën, ata gjithashtu arritën të eliminonin skuadrën e Italisë. Në “play-off” ata fituan me rezultatin 1-0 në Suedi dhe barazuan pa gola në “San Siro” në ndeshjen e kthimit.

Gjermanët ishin skuadra e tretë e madhe që ra në praninë e tyre, edhe pse jo në mënyrë direkte. Tani Suedia do të luajë në fazën e 18-ve me Zvicrën në ndeshjet me eliminim direkt, pasi dolën në vendin e parë në Grupin F. Ndërsa Meksika do të ndeshet me Brazilin e trajnerit Tite, pasi doli i pari në Grupin E.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?