Suedia shkatërron Meksikën, e mbyll në vendin e parë në grupin F (VIDEO)
Suedia e ka mbyllur në mënyrën më të mirë fazën e grupeve duke fituar 3-0 ndaj Meksikës, dhe duke e mbyllur në vendin e parë. Skuadra nordike gjeti tre herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e dyta.
Augustinsson shënoi golin e avantazhit në minutën e 50-të, ndërkohë që 12 minuta më pas Granqvis realizoi nga pika e bardhë. Në minutën e 74-të, mbrojtësi i Meksikës, Alvarez shënoi autogol, ndërkohë që meksikanët kalojnë në fazën tjetër pas humbjes së Gjermanisë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

