Sulmi ndaj fotografit të Flamurtarit, reagon tifo-grupi i Partizanit
Ndeshja mes Partizanit dhe Flamurtarit u ndërpre për disa minuta pas golit të barazimit të shënuar nga Andi Ribaj duke qenë se disa tifozë hynë në fushë duke sulmuar fotografin e klubit të Flamurtarit. Vetë tifo-grupi i Partizanit, ‘Ultras Guerrils’ ka reaguar në lidhje me këtë incident duke e konsideruar si një akt që nuk ka lidhje me ta.
“Incidenti i ndodhur në ndeshjen e djeshme nuk pasqyron sjelljen e përgjithshme të tifozerisë së Partizanit. Shkak i ngjarjes u bënë disa provokime të cilat gjithsesi nuk e justifikojnë kurrsesi sjelljen pasuese nga individë të caktuar.
Akte te tilla nuk i kane hije tifozerisë sonë, dhe gjithmonë mundohemi t’i evitojmë. Grupimi ynë u kujdes që ai incident të shuhej sa më shpejt edhe pse ndodhi shume larg tribunës sonë, gjë që na e bëri të pamundur parandalimin.
Ne si tifozeri kemi dhënë shembull dhe do të vazhdojmë të japim shembull duke iu përmbajtur kulturës sonë tifozerike. Një rast sporadik nuk duhet të përdoret për të etiketuar gjithë tifozerinë e Partizanit”, shkruhet në njoftimin e tifo-grupit.
KOHA JONË SONDAZH

