FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi racist ndaj Fred në derbi, arrestohet një tifoz i City-it

Në derbin e luajtur ditën e djeshme, futbollisti i Manchester United, Fred ra pre e racizmit nga tifozët e Cityt. Ndaj brazilianit tifozët  filluan të bënin gjeste nga më të ndryshme, si dhe duke e goditur me sende.

 

Gjithsesi ditën e sotme policia e Manchester ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 18:55 të shtunën, më 7 shtator 2019, në polici u raportua për thirrje të dyshuara raciste drejt lojtarëve gjatë derbit mes Manchester City dhe Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një 41-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për marrje në pyetje nën dyshimin për prishjen e rëndit publik me thirrje raciste”, thuhet në njëoftimin e policisë. Federata e Futbollit e Anglisë ka njoftuar se është duke e hetuar rastin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?