FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi nuk njeh kufinj, firmos deri në moshën 53-vjeçare

Mosha për të është thjeshtë një numër. Kazu Miura është 52-vjeçar, por kjo nuk e pengon që të synojë që të zbres sërish në fushën e blertë.

Ish sulmuesi i kombëtares së Japonisë ka zgjatur edhe me një tjetër vit kontratën me skuadrën e promovuar këtë vit në JLeague, Yokohama FC.

“Unë kam punuar shumë çdo ditë për këtë dhe jam shumë mirënjohës. Dua të vazhdoj të shijoj futbollin dhe do të bëj të pamundurën për të ndihmuar ekipin të fitojë,” tha Miura, që në muajin e ardhshëm feston ditëlindjen e tij të 53-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një “dhuratë” për sulmuesin veteran nga ana e Yokohama, pas kontributit në Ligën e parë sezonin e shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miura luajti në pesë ndeshje, duke grumbulluar 233 minuta por pa arritur të gjej golin. Japonezi rekordmen kthehet kështu në elitën e futbollit pas 13 vitesh, ku asokohe ishte vetëm 40-vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?