Sulmuesi shqiptar shënon dy gola në FA Cup (VIDEO)
21-vjeçari shqiptar Armando Dobra i cili luan në radhët e Chesterfield, ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme në FA Cup kundër West Brom. Sulmuesi i Shqipërisë U-21, arriti të shënojë dy gola të rëndësishëm, por jo aq sa për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Përballja mes Chesterfield dhe West Brom përfundoi në barazim me shifrat 3-3. Dy golat e Dobrës u shënuan në pesë minutat e fundit të pjesës së parë ndërkohë që rezultati ishte 2-1 për miqtë.
Sulmuesi 21-vjeçar regjistron 16 paraqitje dhe tre gola të shënuar në National League të Anglisë.
𝗗𝗼𝘂𝗯𝗹𝗲 𝗧𝗿𝗼𝘂𝗯𝗹𝗲! ✌️
Armando Dobra was on FIRE again as his brace helped @ChesterfieldFC secure a replay against @WBA 🔥 pic.twitter.com/JjRnhJ6O8A
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 7, 2023
KOHA JONË SONDAZH

