FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superkupa e Italisë, po studiohet një format i ri me 4 ekipe

Të dielën Juventus dhe Lazio do të garojnë për edicionin 2019 të Superkupës së Italisë, mbase e fundit me formatin klasik të fituesit të kampionatit kundër fituesit të Kupës së Italisë.

Në fakt, po studiohet një format i ri i ngjashëm me atë në Spanjë, me dy gjysmëfinale dhe një finale që përfshin të dytin e klasifikuar në Serie A dhe finalistin tjetër të Kupës së Italisë.

Në realitet, siç shpjegon Corriere dello Sport, është një projekt – megjithëse nën studim – ende shumë futuristik po që mund të realizohet duke marrë në konsideratë aspektin ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Superkupa e Italisë gjeneron 7.5 milionë euro, ndërkohë që me formatin Final Four mund të synonte 30 milionë euro, si edicionin e ri në Spanjë. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?