FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superkupa e Spanjës, Bilbao merr me “shuplaka” Barcelonën

Barcelona është tronditur në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, pasi humbi 4-0 në “San Mames” nga Athletic Bilbao, duke i lënë pak mundësi vetes për trofeun e gjashtë.

San Jose realizon nga 40 metra, pasi Ter Stegen kishte dalë më parë nga porta për  të larguar një top me kokë jashtë zonës.

Luis Suarez tentoi që të barazonte, por topi u devijua, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë Messit iu mohua goli nga goditja e dënimit, pasi portieri bask bëri një pritje spektakolare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Pedro dhe Messi rrezikuan përmes dy gjuajtjeve, por asnjëra nuk kaloi vijën fatale. Në të 53-n, Aduriz shënon golin e dytë me kokë, pas një krosimi nga e djathta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tetë minuta më vonë, sërish i njëjti lojtar që gjendet më së miri në zonë dhe me të djathtën realizon për 3-0. Nuk vonoi shumë dhe Aduriz realizon tregolësh nga pika e penalltisë, pasi Dani Alves kishte bërë një ndërhyrje në zonë.

Barcelona fitoi Superkupën e Europës, me rezultatin 5-4 ndaj Seviljes pas 120 minutave lojë.

Pavarësisht se humbi Superkupën e Spanjës, katalanasit do ta nisin sezonin në La Liga dhe në Champions me synime për të mbrojtur “kurorën”.   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?