Superkupa e Spanjës me një skemë të re, e ngjashme me basketbollin

Do të ketë revolucion  sa i përket organizimit të Superkupës së Spanjës, duke nisur që nga edicioni e vitit 2019. Federata Spanjolle e Futbolli ka programuar ndryshimin e formatit, që pritet të aprovohet në Asamblenë e muajit prill.

Qeveria e futbollit spanjoll ka vendosur të përshtatë modelin “Final Four”. Për trofeun do të përplasen vendi i parë dhe i dytë i kampionatit dhe dy finalistet e Kupës së Mbretit.

Në total do të luhen 3 ndeshje, gjysmëfinalet dhe finalja. Formati i ri do të diskutohet në asamble, për t’u hedhur më pas në votim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?