FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superndeshja Flamurtari-Skënderbeu, Duro: Duhet kujdes maksimal

Flamurtari-Skënderbeu është kryendeshja e javës së 28-të të superligës në futboll.

Një përballje që vjen vetëm tre ditë pasi të dyja skuadrat u ndeshën edhe për kupë.

Në takimin e ditës së mërkurë, vlonjatët fituan ne shifrat 1-0, por trajneri Shpëtim Duro mendon se takimi i së hënës për kampionat, është krejt ndryshe nga ai i kupës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet kujdesi maksimal,”-ka theksuar Duro, ndaj një kundërshtari cilësor si Skëndërbeu, por që edhe është më i qetë se Flamurtari, pasi e ka siguruar titullin kampion, pavarësisht problemeve të lidhura me dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Traineri Duro do të ketë dy mungesa për këtë përballje si Juffo dhe Bushic, ndërsa shpreson në mbështetjen e shumtë të publikut vlonjat për këtë përballje. Sipas tij kjo ndeshje vlen shumë pasi më pas kalendari është më i favorshëm për vlonjatët dhe do të synohet vendi i tretë.

Flamurtari ndodhet në kuotën e 37 pikëve dhe tashmë kërkon fitoren, për të kërkuar vendin e tretë në kampionat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?