Surpriza nga Anglia, PSG piketon Gerrard për pankinën
Një lajm surprizë qarkullon për të ardhmen e pankinës së Paris Saint-Germain. Sipas The Sun dhe The Scottish Daily Express, në listën e strategëve të mundshëm që mund të pasojnë Christophe Galtier është dhe Steven Gerrard, një emër shumë i njohur për eksperiencën e jashtëzakonshme si futbollist te Liverpooli.
Si trajner është shkarkuar në muajin tetor nga drejtimi i ekipit të Aston Villës. Për momentin është pa klube dhe mund të jetë një zgjedhje e mirë. Sipas mediave britanike ai “shihet si figurë e rëndësishme, që mund të ndihmojë klubin që të përmirësohet”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

