Talenti 19-vjeçar i Juves shënon dy super gola në pjesën e parë ndaj Udineses (VIDEO)
Juventus nuk ndjen aspak mungesën e yjeve në Seria A. Skuadra e Allegrit ka fituar 2-0 në 45-minutat e para ndaj Udineses, teksa ka spikatur mbi të gjithë talenti Moise Kean.
Në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon, sulmuesi 19-vjecar ka shënuar dy gola shumë të bukur, duke treguar se është një talent që duhet pasur në konsideratë.
Në minutën e 11-të, Kean shëfrytëzoi më së miri një pasim të Alex Sandros nga krahu i majtë, ndërkohë që në minutën e 33-të bën një veprim klasi duke mposhtur portierin e Udineses me një goditje me majë. Një dygolësh që ka marrë duartrokitjet e Ronaldos me shokë në stolinë rezervave. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

