Talenti Kabashi rinovon kontratën me Barcelonën, ka një klauzolë të frikshme
Sulmuesi kosovar Labinot Kabashi ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën me Barcelonën, teksa aktivizohet me të rinjtë e “La Masia”-s. Prej shumë vitesh, talenti kosovar i lindur në Finlandë ka ëndërruar të ishte pjesë e skuadrës së madhe katalanase.
Rreth 10 vite më parë, Kabashi u bashkua me radhët e “Masia”-s, shkollës së famshme të futbollit të Barcelonës, pas një eksperience të mëparshme me Gimnastic apo Manresan. Në moshën 16-vjeçare debutoi me të rinjtë e Barcelonës, e është grumbulluar edhe nga ekipet e moshave të Kombëtares së Kosovës.
Aktualisht Kabashi ka rinovuar kontratën edhe për 2 vite të tjera, siç njofton faqja zyrtare e klubit të Barcelonës, me një klauzolë prej 40 milionë eurosh për shitje, ndërkohë që kjo klauzolë shkon deri në 100 milionë euro, në rast të aktivizimit të 19-vjeçarit edhe tek ekipi i parë.
KOHA JONË SONDAZH

