Tare bën gati goditjen e bujshme nga Premier League, pa asnjë euro

Igli Tare është sërish pranë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, madje me kosto zero. Drejtoi Sportiv i bardhekaltërve njihet si një specialist në transferimet e futbollistëve, të cilët më pas spikasin nën drejtimin e Inzaghit.

“The Sun” shkruan se Lazio është vënë në gjurmët e sulmuesit 28-vjeçar të Arsenalit, Danny Welbeck, të cilit i skadon kontrata me “topçinjtë” më 1 korrik.

Pikëpyetja e vetme është dëmtimi që pësoi lojtari në muajin nëntor në kavilie, që e ka mbajtur jashtë fushave deri në fund të sezonit. Megjithatë, edhe për Lazios nuk ka bërë të qenë e lehtë, pasi për lojtarin ka interes edhe nga Newcastle, West Ham dhe Everton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?