FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare siguron të gjithë: Inzaghi qëndron këtu edhe sezonin e ardhshëm

Simeone Inzaghi do të vijojë të jetë trajner i Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare në një prononcim para ndeshjes ndaj Torinos.

“Mbledhjet me trajnerin dhe presidentin janë bërë për të kuptuar shumë gjëra, por Inzaghi nuk është në përfundim kontrata, ai ka ende një vit kontratë me ne dhe nuk e kuptoj të gjithë këtë tension të ekzagjeruar. Për ne, ai do të qëndrojë. Presidenti ia ka thënë këtë gjë dhe unë besoj se edhe trajneri ka të njëjtin mendim.

Milinkovic-Savic? Kërkesat për lojtarët tanë janë pjesë e merkatos së verës, gjëja e rëndësishme është që Lazio vitin tjetër do të ketë sërish një skuadër të fortë, që do të konkurrojë për vendet e para”, deklaroi Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?