TË FRIKSHËM/ Atalanta nuk ka mëshirë, turpëron me 7 gola Torinon (VIDEO)
Atalanta është një skuadër e pamëshirshme. Skuadra e Gasperinit ka turpëruar në mënyrën më të keqe të mundshme Torinon, duke e mundur në shifrat 7-0. Ishte mbrëmja më e zëzë për skuadrën granata, që pësoi një disfatë shumë të rëndë që do të sjellë pasoja edhe për trajnerin Mazarri.
Për t’u rikthyer te ndeshja, Atalanta dhuroi spektakël duke shënuar 3 gola me Ilicic, njërin prej tyre slloveni e shënoi nga mesi i fushës. Duvan Zapata dhe Gosens shënuan nga një gol, ndërkohë që Luis Muriel shënoi dy gola për dy minuta në fund.
Torino ndërkohë e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi Izzo dhe Lukic u ndëshkuan me karton të kuq. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

