Të gjithë presin largimin nga Interi, Ikardi bën reagimin e çuditshëm
Interi fitoi mbrëmjen e djeshme sfidën vendimtare të sezonit ndaj Empolit me rezuzltatin 2-1 duke u kualifikuar në Champions League.
Mauro Ikardi ishte protagonist për keq në këtë përballje.
Zikaltërve i duhej me patjetër fitorja dhe kur rezultati ishte 1-0, argjentinasi humbi penallti për të dyfishuar dhe për të mbyllur ndeshjen.
Kështu Empoli barazoi dhe bëri me zemër gjithë tifozët e Interit. Gjithsesi skuadra nga Milano ia doli mori atë që donte.
Ikardi pas arritjes së objektivit të arritur, ka postuar në “Instagram”, një foto të gjithë skuadrës duke festuar.
Ai shkroi:
Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për të qenë e mrekullueshme”.
Një fjali që i shkon përshtat, paraqitjes së dobët të Interit dhe të vet atij në ndeshjen e djeshme ndaj Empolit.
Kujtojmë që zërat për largimin e Ikardit sa vijnë dhe shtohen. Në merkaton e verës pritet divorci përfundimtar mes palëve.
KOHA JONË SONDAZH

