Te Kolumbia duan të përsërisin historinë, ylli i ekipit merr kërcënime me jetë

Lajme vërtetë të tmerrshme vijnë nga Kolumbia. Futbollisti i kombëtares, William Tesillo ka marrë kërcënime me vdekje pasi ishte pikërisht ai fajtori për eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Amerikës.

Tesillo humbi penalltinë që rezultoi decizive ndaj Kilit, ndërkohë që konfirmimet për kërcënime nga grupet kriminale janë pohuar nga gruaja e mbrojtësit. Sipas saj, kërcënimet në adresë së 26 vjeçarit vijnë duke iu referuar mbrojtësit të vrarë, Andres Escobar, që shënoi një gol vetjak në Kupën e Botës së vitit 1994.

Mbrojtësi i klubit meksikan, Leon kishte fituar mbështetjen nga shokët e tij, por është kritikuar shumë nga tifozët kolumbianë. Kërcënimet u denoncuan tek autoritetet lokale, të cilët thanë se po punonin për t’u përpjekur të identifikonin ata që ishin pas tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra kolumbiane u kthye në shtëpi nga Brazili të shtunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?