Të pathënat e Migjen Bashës: Torino më la që të kurohesha vetë!
Migjen Basha është hapur, ka folur gjerë e gjatë dhe në historinë e tij ka nga të gjithë. Mesfushori 31-vjeçar, i cili është pjesë e Bari-t, tregon gëzimet më të mëdha që i ka dhënë futbollit dhe jeta në një intervistë që ka dhënë për “Toronews.net”.
“Sa budallallëqe që bënim në dhomat e zhveshjeve, bënim batuta shumë të rënda për gratë apo të fejuarat, mbi gjithçka”, thotë ndër të tjera mesfushori, që zbulon edhe më të “këqinjtë”, ky veç tij Glik dhe El Kaduri plotësonin “bandën”. “Në dhomat e zhveshjeve të dilnin lotët nga të qeshurat. Omar e tallnim për mënyrën se si ecte, kurse Bruno Perez kishte një strabizëm të lehtë dhe e thërrisnim nga larg. Kur kthehej i bërtisnim: “Po më sheh mua apo atë?”. Ndoshta gjithmonë kështu”, vijon Basha, që e konsideron miqësinë e skuadrës si pikën më të fortë të Torino-s, që u ngjit në Serie A dhe më pas mori pjesë në Europë League.
Vives, Darmian, Ogbona e Gazi ishin baza, të gjithë djem të mbarë, por pa shumë eksperiencë. Bisedonin pak, por kishin dëshirë të punonin. Para stërvitjeve talleshim me italishten e Çerçit. I bënim kritika për gramatikën unë, Kamil e Glik, të gjithë të huaj. Kjo të bën të qeshësh në vetvete. Ndoshte që sulmonim Lys Gomis nëse gabonte në ushtrimin me dy prekje.

Fëmijëria? Babai nuk kuptonte shumë nga futbolli, por na çoi të luanim për të na larguar nga rruga, si dhe të kalonim pak kohë. Tani ka dy djem futbollistë dhe një të tretë që komenton paraqitjet tona. Nuk e humb rastin për të na kritikuar dhe shumë mirë mund të bëhej kapo i ultrasve të ndonjë tifozerie. Të vegjël kemi qenë të pandreqshëm, shumë të prapë. Një herë, duke ndjekur dy të tjerët, theva një derë dhe rrezikova të prisja me xham venat e krahut. Në një rast tjetër kam zbritur me slitë nga një mal me dëborë, por u shtriva me bark. Kur slita u ndal papritur, u çava në mjekër”, thotë Basha, që pranon se ka kaluar një fëmijëri të lumtur, por mos e pyesni nëse është më i fortë ai apo Vullneti: “Përgjigja është asnjë prej të dyve. Përndryshe do të ishim te Real Madrid-i”.
Kujtimet më të bukura- “Të isha pjesë e atij grupi dhe ndihma për të arritur atë objektiv për mua nuk ka çmim. Edhe pse ndoshta dikush nuk do të kujtohet për mua, unë do t’i kujtoj gjithmonë ato momente”, thotë mesfushori, që shton edhe pjesëmarrjen në Europian. “Kualifikimi në Europian me Shqipërinë ishte një tjetër emocion i pamasë”. Gjithsesi, për Bashën, lindja e vajzës është emocioni më i madh. “Më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Më ka ndryshuar shumë”.
“Kam dhënë gjithçka për tre vite dhe isha i vlerësuar, aq sa po flisja edhe për rinovimin tim. Në fund të sezonit të tretë, u dëmtova. Rikuperimi zgjati dhe ndonëse në sezonin pasardhës Ventura me kishte dorëzuar shiritin e kapitenit dhe erdhi edhe një gol i bukur ndaj Parmës, luajta shumë pak”, shton Basha, që kishte nisur ta kuptonte se aventura e tij aty po shkonte drejt fundit.
Më pas tregon se si u trajtua kur u dëmtua: “Kisha luajtur për 8 muaj me këmbën që dhembte. Bëja injeksion kortizonesh që të vrapoja. Bëra vizitën e parë mjekësore dhe stafi mjekësor i klubit më tha që nuk kisha gjë”. Mesfushori, edhe pse u thoshte që kishte sërish dhimbje, merrte përgjigjen e njëjtë: “Nuk ke gjë”. Gjendja e Bashës u përkeqësua, ndërkohë që klubi i tha ta zgjidhte vetë privatisht. “Shkova në Gjermani. Zbuluan një dëmtim të rëndë që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale. U operova duke paguar gjithçka nga xhepi im. Në qershorin pasardhës, kur u grumbulluam, nuk e kisha marrë ende veten. Klubi më tha se mund të kurohesha ku të doja. Shkova në Bolonja, sërish me shpenzimet e mia, pastaj në gusht, kur gjithë grupi ishte lënë pushim për tre ditë, zgjodha të qëndroja në klub për të vazhduar stërvitjen. Një profesionisti, sipas kontratës, kur është në dispozicion të një klubi, i duhet gjithmonë të ketë një doktor apo një fizioterapist për ta ndjekur. Torino nuk më dërgoi asnjë, qëndrova tre ditë duke bërë ushtrime i vetëm. Nga ajo verë e dija që klubi nuk dëshironte të rinovonte kontratën me mua. Zgjidhje e drejtë, lojtarët shkojnë dhe vijnë. Ndoshta unë e kisha mbyllur një cikël, por për të kuptuar qëllimin e Torinos një vit para kohe, nuk m’u desh të bëhesha fallxhor: çoja kokën nga këmba që dhembte dhe të shihja rreth e rrotull. Isha i vetëm”.

KOHA JONË SONDAZH

