Të rrejta!
Nga Ylli Dylgjeri –
Viti 2000. Ishte dita e pare e punës në Ministrine e Rendit Publik. Nuk kisha hyre kurrë më parë ne atë godinë të “heshtur”.Historia dhe librat me sigurim më kishin lëne mbresa të pa harueshme. Kështu rrugës për në zyrë, në koridorin e gjatë mu duk sikur nga çdo dere zyre do me dilte nga një tyte pushke. Por jo. Veç një polici që ruante dhe nderonte në katin e dyte, nuk u hap asnje dere, nuk u dëgjua asnjë zë.
Mbrita ne zyren e Sekretarit te Pergjithshem. Ate paradite u mora me sistemimin e zyres.
Oret kaluan dhe dreka erdhi shpejt. Sipas tradites dhe punës të orarit zyrtar duhej te dilnim edhe pas dite ne zyre. Normalisht dilnim ne oren 17.00 nëse nuk kishte urgjenca të dites.
Si dite e pare e respektova orarin me saktesi.
Fiks në 17.00 isha në hyrjen qëndrore të godinës. Pasi ngjita shkallet polici i katit më nderoj me dorë lart.
Mirëmbrëma- ja ktheva. Dhe duke qene se po shkoja drejt zyres se zv ministrit e pyes:
A ndodhet aty zoti Bujar?
Po! – ma kthen me emocion polici. Vazhdoj rrugën dhe mbrij në deren e Tij. Trokas…Nuk me pergjigjet njeri.Trokas serrisht. Prap heshtje….Kthehem mbrapsht per te shkuar drej zyres time. Ne momentin qe shkembehem prap me policin e katit degjoj një zë të prere që me dorën lart më thotë serisht: Te rrejta!
Aaauuuu therita. Shpertheva gazit. Çar eshte kjo? E shoh policin ne sy.Nuk i levizte qepalla.
E pyes me buzen ne gaz:
Çar ishte kjo?
Me fal shef, po me rregullore e kemi mësuar që shefit i flitet shkurt dhe saktë. Nuk e dija që nuk ishte zv minisyri aty….
Kaq ishte komunikimi me Policin e katit.
Do kalonin vite pune ne ate ministri dhe rrenat nuk do kishin të sosur në polici e në ministri. Kur e tregoj sot më thonë: Eshte humor yti, se besojmë!
Une sërisht do tu thoja: Provojeni miq.
Sot, ajo salle mbledhje me Kryeministrin brenda ma kujtoi per dreq këte ndodhi.
KOHA JONË SONDAZH

