Tefik Osmani sërish “bardheblu”

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Tefik Osmani, mbrojtësi me eksperiencë në kategorinë superiore është blerja më e re kryeqytetasve.

Ish-mbrojtësi i Teutës dhe Skënderbeut, rikthehet të veshë fanellën bardheblu pas 8 vitesh. Tirana ndërkohë është duke zhvilluar fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë.

24 herë kampionët e vendit, zhvilluan edhe testin e parë miqësor atje ku sfiduan vendasit e Renovës. Takimi u mbyll në barazim 2-2, ndërsa trajneri Ardian Mema provoi thuajse të gjithë lojtarët, me fokus afrimet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?